Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, tha se SHBA-ja duhet të bëjë më shumë në lidhje me refugjatët afganë pas krizës që ndodhi me tërheqjen e trupave amerikane nga Afganistani.
Në një intervistë për CBS News në New York, ku udhëtoi për të marrë pjesë në Sesionin e 76-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Erdoğan tha se “aktualisht, SHBA-ja nuk i ka përmbushur detyrimet e saj ndaj Afganistanit”.
“Kemi më shumë se 300.000 refugjatë afganë dhe nuk do të kemi më mundësi të mirëpresim më shumë refugjatë afganë në Turqi”, tha presidenti turk në intervistën e cila do të transmetohet plotësisht të dielën.
I pyetur nëse SHBA-ja duhet të bëjë më shumë, Erdoğan është përgjigjur: “Sigurisht, Shtetet e Bashkuara duhet të bëjnë shumë dhe duhet të investojnë shumë”, transmeton Anadolu Agency.
“Shtetet e Bashkuara kanë qenë atje për 20 vitet e fundit, por pse kanë qëndruar në radhë të parë? Këtyre pyetjeve duhet t’u jepet përgjigje nga vetë Shtetet e Bashkuara”, shtoi ai.
Studimi: Rreziku kardiovaskular te meshkujt nis më herët nga...
Fushtica: Nga tërmeti nuk raportohet për dëme të serioze apo...
Komuna e Prishtinës del me udhëzime për qytetarët pas tërmet...
Volcanodiscovery: Për 30 ditë Kosova u përball me 36 tërmete...
Emocione në Big Brother: Luizi surprizohet nga vajza e tij, ...
Tërmeti 4.8 ballë që goditi Kosovën, pamjet që tregojnë se s...