Të premten në mbrëmje Turqia u përball me një tentativë për grusht shteti, por që dështoi, sipas raportimit të medieve turke, falë mbështetjes së popullit, i cili i doli zot demokracisë dhe të ardhmes së vendit.
Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se nisma e tentativës së një grupi përkrahës të Organizatës Terroriste – FETÖ brenda Forcave të Armatosura nuk do të lihet pa u ndëshkuar.
Në deklaratat që bëri për një televizion privat Erdogan e ftoi popullin të tubohet nëpër sheshe si reagim ndaj kësaj tentative duke kërkuar nga qytetarët që t’i japin përgjigjen e merituar një përpjekjeje të tillë.
Presidenti rikujtoi se njëherësh ai është edhe Komandanti i Përgjithshëm, ndërsa shtoi se nuk të mbetet pa ndëshkim një tentativë e tillë që ndodhi pa dijeninë e tij.
“Bijtë e shtrenjtë të popullit turk. Kjo lëvizje është një tentativë kundër popullit tonë e një ekipi të vogël që kanë rrëmbyer me forcë mjetet e blinduara dhe armët e shtetit në Ankara dhe Stamboll dhe sillen ndaj popullit si të ishim në vitet 70-të. Popull i ndershëm turk dili për zot demokracisë dhe qetësisë tënde. Ju ftoj të dilni në rrugë kundër kësaj lëvizjeje të një ekip të ngushtë që mendon se të frikësojë popullin turk dhe ti dilni për zot kombit tuaj. Dilni për zot popullit dhe shtetit tuaj”, u shpreh Erdoan në një lidhje direkte me një televizion privat.
“Koston e kësaj do ta paguajnë shumë shtrenjtë përpara drejtësisë”,- tha Erdoan
Kurse Kryeministri Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) në vlerësimin e parë që i bëri ngjarjes tha se një grup ushtarakësh jashtë zinxhirit komandues ndërmori nismën për tentativë (për grusht shteti), por qeveria,- shtoi ai,- nuk ka do ta lejojë një gjë të tillë.
“Populli ynë ta ketë të qartë se nuk do të lejohet asnjë veprim që do të dëmtojë demokracinë. Qeveria e zgjedhur nga qytetari është në krye të detyrës. Dhe largimi i kësaj nga detyra bëhet vetëm e për vetëm me vullnetin e popullit. Populli ta dijë mirë se autorët e kësaj orvatjeje, ata që kanë bërë këtë çmenduri do ta paguajnë shtrenjtë. Ta dijë se ne (qeveria) nuk do të lejojmë tentativa të tilla. Populli të jetë i qetë”, tha Kryeministri Jëlldërëm.
Menjëherë pas thirrjes së Presidentit populli doli në rrugë për të manifestuar dhe i doli për zot demokracisë. Qytetarët i kapën me duart e tre anëtarët e grupit që ndërmori këtë tentativë dhe ia dorëzoi policisë.
Në TRT, sipas raportimit të sotshëm të të cilit qe detyrua me forcën e armëve të publikojë një komunikatë pirate, transmetimet u rikthyen në normalitet.
Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë, Ismail Kahraman i thirri deputetët në seancë të jashtëzakonshme. Kryetari i Partisë Popullore Republikane Kemal Kılıçdaroğlu dhe Kryetari i Partisë së Lëvizjes Nacionaliste Devlet Bahçeli deklaruan se “respektojnë vullnetin e lirë të qytetarëve dhe e cilësojnë si të papranueshme tentativën në fjalë”.
ZYRTARE: Demitrius Conger prezantohet tek Golden Eagle Ylli
E papritur, zarf i zi në shtëpinë e Big Brother Albania, anu...
Misioni i FMN-së do të vizitojë Kosovën për konsultimet vjet...
Të dënuarit në burgun e Prizrenit certifikohen për “menaxhim...
Hellems, MVP i javës së 18-të
Berisha: E gjithë Europa dhe bota po e pret protestën tonë