Kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se shënimi i një çerek shekulli të Epopesë së Dukagjinit, përkon me intervenimin e NATO-s të udhëhequra nga Amerika.
“Shënimi i një çerek shekulli të Epopesë së Dukagjinit, përkon po ashtu me intervenimin e NATO-s të udhëhequra nga Amerika, kur e gjithë bota demokratike u bë bashkë për të ndërprerë fushatën e egër të spastrimit dhe përndjekjes ndaj popullit shqiptar në Kosovë, ka shkruar ai në rrjetin social Facebook.
Haradinaj tutje u shpreh se beson shumë që Kosova e ka vendin në NATO.
“Ne si Kosovë rreshtohemi me aleatët tanë në krye me ShBA-të në synimin tonë për partneritet për paqe dhe anëtarësim në NATO. Besoj shumë që Kosova e ka vendin në NATO, për të qenë krah miqve tanë për ta ndihmuar paqen dhe lirinë”, ka thënë ai./arbresh.info/
Dy të vdekur në aksidente dhe mbi 2 mijë gjoba në 24 orët e ...
Çfarë moti do të mbajë këtë fundjavë?
Princesha e Norvegjisë thotë se është ‘manipuluar dhe mashtr...
Gjakovë: Ende i mbyllur dhe me shirit të policisë lokali ku ...
Ndahet nga jeta ish-inspektori i arsimit
Erdogani uron Fitër Bajramin: Zoti e shkatërroftë Izraelin