Enver Sekiraqës i është zëvendësuar masa e arrestit shtëpiak me masën e paraqitjes në stacion policor një herë në javë.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar avokatja e tij, Kosovare Kelmendi.
“Po është liruar nga arresti shtëpiak dhe i zëvendësohet me paraqitje në polici një herë në javë”, ka thënë Kelmendi.
Ndryshe, aktakuza ndaj Enver Sekiraqës ishte ngritur në prill 2014 për tri vepra penale, për nxitje në vrasjen e Triumf Rizës, “detyrim” dhe “dhunim”, ku për këtë të fundit, gjykata e shkallës së parë e kishte shpallur të pafajshëm.
Triumf Riza u vra më 30 gusht të vitit 2007, vrasje për të cilën Arben Berisha është dënuar me 35 vjet burg, ndërsa Enver Sekiraqa ishte dënuar me 37 vjet burgim. /Arbresh.info
Haradinaj zbulon se iu ka bërë ftesë Hamzës e Abdixhikut për...
Parashikimi i motit për të premten
Nis emërimi i zëvendësministrave, Daulina e para
Benita e bindur se jashtë BBVK-së do jetë shoqe me Elijonën
Rezoluta për Hagën, buxheti dhe komisionet – vendimet e para...
Trump pret që marrëveshja me Iranin të marrë formë gjatë mua...