Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, që është edhe deputet i PDK-së, të hënën ka vizituar familjen e ish-presidentit Hashim Thaçi i cili ndodhet në Hagë.
Ai tha se e falënderoi babain e Thaçit që edukoi dhe mësoi një personalitet të madh për kombin shqiptar.
“Dihet se prindërit janë mësuesit e parë të fëmijës e shtëpia është tempulli i familjes. Ky rol, si askujt më shumë, i shkon Bacës Haxhi, babait të Presidentit Hashim Thaçi dhe odës së familjes së tij”.
“Bacën Haxhi e urova për Festën e Bajramit dhe e falënderova që edukoi e mësoi një personalitet të madh për kombin shqiptar, i cili padrejtësisht nuk ndodhet as pranë prindërve, as pranë familjes, në këtë ditë feste, por që shumë shpejtë do të kthehet edhe më i fortë pranë tyre dhe Kosovës!” ka shkruar Hoxhaj./arbresh.info/

PDK: Refuzimi për t’i dhënë prioritet Rezolutës është ...
PDK lëshon seancën
Lushaku-Sadriu për ‘dallaveret’ me njehsorë: Qytetarët u mas...
Ekspozita e Shkëlzen Gashit, deputeti Hasani: S’është gabim,...
“Surprizë e bukur”, çka po paralajmëron Don Xhoni?
VanHorn në aeroportin “Nënë Tereza”: Pajisje amerikane për f...