Kandidati për kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj, ka vizituar sot familjen e Kadri Veselit.
Përmes një statusi në Facebook, Hoxhaj ka thënë se vitin 2020 nuk mund ta përmbyllta pa vizituar familjen e kryetarit Veseli.
“Një baba krenar dhe shqiptar i ndershëm që rriti tërë fëmijët e tij në frymë patriotike dhe atdhedashurie. Edhe sot, kur rrudhat në ballin e tij tregojnë më qartë se fjalët për peripecitë e jetës, ai qëndron vertikalisht dhe i palëkundur se Kosova do të bëhet. “, ka shkruar Hoxhaj në facebook.
Shkrimi i plotë:
Vitin 2020 nuk mund ta përmbyllja pa vizituar familjen e kryetarit Kadri Veseli. Bashkë me Xhavit Halitin dhe Fatmir Xhelilin u pritëm në konakun e babait të kryetarit, Fazli Veseli dhe vëllait, Ismetit në Mitrovicë. Një baba krenar dhe i ndershëm që rriti tërë fëmijët e tij në frymë patriotike dhe atdhedashurie. Edhe sot, kur rrudhat në ballin e tij tregojnë më qartë se fjalët për peripecitë e jetës, ai qëndron besimplotë dhe i palëkundur se Kosova do të bëhet.
Në një natë ku ne shkuam për t’i dhënë kurajo për mungesën e madhe që të gjithë po ndjejmë për Kadriun, ishte ai që me fjalët e tij na motivoi ne se duhet të mbledhim forcat dhe dhimbjen ta kthejmë në energji për të vazhduar punën e kryetarit Veseli në shtetndërtimin e Kosovës. Këtë ua kemi borxh shokëve e çlirimtarëve të Kosovës.
Samiti IV i Diasporës, Hoxha: Tre ditë bashkëpunimi me shqip...
OVL-UÇK përkrah protestën e studentëve në Shkup: Mbrojtje e ...
Trump: Irani mund të shkatërrohet brenda një nate
KRU Prishtina: Deri nesër “Dardania” mbetet pa ujë
Akademia e Shkencave e Shqipërisë në mbështetje të studentëv...
Nuk ka minuta për Zhegrovën, Juventusi merr fitoren e radhës...