Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, ka ndarë sot në rrjetet sociale një mesazh mirënjohjeje për James Rubin, ish-zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit Amerikan dhe një prej figurave kryesore të diplomacisë amerikane gjatë luftës në Kosovë.
“James Rubin, zë i shpresës për kosovarët!”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook, duke e shoqëruar postimin me një fotografi të tij krah Rubinit, si dhe një tjetër të Hashim Thaçit me Rubinin në kohën e luftës.
Rubin ishte zëdhënës i Departamentit të Shtetit gjatë viteve të konfliktit në Kosovë, duke qenë një ndër figurat më të angazhuara në mbështetjen ndërkombëtare për ndërhyrjen e NATO-s dhe për proceset që çuan në çlirimin e Kosovës./Arbresh.info
Kurti udhëton drejt Davosit në Zvicër
Nis mbledhja e Kryesisë së LDK-së, priten zhvillime të reja
Hoxhaj mbështet rinumërimin e plotë: Çdo manipulim i votës e...
Rama inspekton Parkun e Liqenit të Paskuqanit: Një hapësirë ...
BE në bllok kundër Trump/ Gati kundërmasat pas tarifave ‘Gre...
Ryshfet për leje armësh, policia jep detaje për aksionin me ...