Shfuqizimi i vendimit për ndarjen e Mitrovicës, më shumë është ëndërr se sa që do të mund të bëhet realitet në Kosovë. Njohësit e administrimit me pushtetin lokal vlerësojnë se kjo çështje e kthen Kosovën prapa, por sipas tyre nuk është krejtësisht i pamundur.
Njohësi i qeverisjes lokale, Bjram Gecaj, sqaroi për arbresh.info se për shfuqizimin e këtij vendimi kërkohen 2/3 e votave të dyfishta në Parlament. Sipas tij në këto rrethana që jemi një gjë e tillë është e pamundur.
“Ky vendim është vendim komfort pakos se Ahtisarit, dhe vendimet e tilla duhet të merren nga parlamenti më dy të tretat e deputeteve. Një vendim i tillë dhe vendimi për ndryshimin e ligjit për kufijtë të komunave kërkon dy të tretat e dyfishta. Duhet t’i kemi votat e 80 deputetëve dhe 14 vota nga minoritetet ose minimumi katër deputetë të minoritetit serb duhet të votojnë pro. Çdo gjë është e mundshme, por për me be këtë duhet pune e madhe,” shprehet Gecaj.
Tutje sipas Gecajt, kohëve të fundit janë duke u marruar vendime impulsive jo vetëm nga individët por edhe nga institucionet, gjë që sipas tij do të mund të kthejnë Kosovën prapa.
“Jo vetëm kjo çështje por edhe nivelin qendror kohet e fundit kemi vendime të pamatura dhe impulsive që do të mund ta kthejnë Kosovën prapa. Nuk besoj që një gjë e tillë do të mund të ndodh në këtë situatë në të cilën gjendet Kosova”.
Se një ide e tillë është vetëm një ëndërr e thotë edhe politologu, Ramush Tahiri.
Ai për arbresh.info, deklaroi se para se të flitet për një çështje të tillë se pari duhet të lexohen ligjet që kanë dalur nga pakoja e Ahtisarit.
“Nuk mundet të shfuqizohet vendimi i marr. Se di pse flasin kur si shohin ligjet, munden mu krijua komuna të reja që propozohen ma herët, por komunat nuk munden mu shfuqizua pa shumicën e komuniteteve dhe janë të garantuara nga pakoja e Ahtisarit. Nëse qajo komunë është formua nga decentralizimi mbetet e tillë. Janë disa të drejta që janë në pako të Ahtisarit, të cilat nuk ndryshohen pa miratimin e komuniteteve, të cilat janë pjesë e këtyre komunave. Mu vetë dikush, nuk len as një komunë , mirë që ka fol. Ai ka mundur të flas për një këshill të përbashkët të dy Mitrovicave, të cilën mund ta bëjë përmes kësaj pakoje, por jo edhe heqjen e vendimit. Nuk e di pse s’po lexojnë njerëzit e pastaj të flasin,” bënë të ditur Tahiri.
Ndryshe i pari i Mitrovicës Jugore, Agim Bahtiri, zgjodhi Kullën e Isa Buletinit dhe festen e 28 nëntorit, se do të kërkoj nga Kuvendi dhe Qeveria e Kosovës që të shfuqizohet vendimi për ndarjen e Mitrovicës.
Kujtojmë se pikërisht për ketë çështje Kuvendi Komunal i Mitrovicës së Jugut ka thirrur mbledhje të jashtëzakonshme për të premten me rend të vetëm inicimin e ndryshimit të ligjit për kufijtë administrativ të komunave. /Vlora Selimi/arbresh.info/
ZYRTARE: Demitrius Conger prezantohet tek Golden Eagle Ylli
E papritur, zarf i zi në shtëpinë e Big Brother Albania, anu...
Misioni i FMN-së do të vizitojë Kosovën për konsultimet vjet...
Të dënuarit në burgun e Prizrenit certifikohen për “menaxhim...
Hellems, MVP i javës së 18-të
Berisha: E gjithë Europa dhe bota po e pret protestën tonë