Gjatë një konference për media, Hashim Thaçi njoftoi për konfirmimin e aktakuzës nga Gjykata Speciale, si dhe dorëheqjen e tij nga posti i presidentit.
E pas këtij vendimi, djali tashmë ish-presidentit, Endrit Thaçi ka shkruar disa fjalë prekëse, shkruan portali arbresh.info
Ai përmes një postimi në Instagram, deklaroi se babi i tij e ka fituar betejën e lirisë por tani do të udhëheq betejën për drejtësi.
Postimi i tij i plotë:
Baba im e ka fitu betejën e lirisë. Dhe të lirë jemi. Ai e udhëhoqi edhe betejën për republike. Dhe shtet u bëmë e do të mbesim. Tash do ta udhëheq betejën për drejtësi. Sepse babai, bashkëluftëtarët e tij dhe krejt lufta ishte e drejtë. Do të më merr malli shumë por do të festoj çdo ditë me buzëqeshje dhe kokën lartë fitoret e tuja me mamin, familjën tonë, shokët. Do të pres me pa durim edhe pse shpejtë do të kthehesh në shtëpi. UÇK❤️❤️ /arbresh.info/

Thaçi mirënjohës ndaj qytetarëve që e uruan sot për ditëlind...
Kamberi falënderon deputetët e Kosovës, për avancimin e përk...
Kuvendi miraton rezolutën për Luginën, Haxhiu: Hap i rëndësi...
Çitaku i reagon Kurtit: Qetësohu, Kosova nuk është vetëm e j...
Cakolli: KQZ-së s’i takon të merret me afatet për formimin e...
Papa Leoni Thirrje ShBA-së dhe Iranit për rikthim në tavolin...