Zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat veriore do të mbahen më 19 maj, mirëpo zyrtarisht asnjë kandidat nuk ka aplikuar në KQZ për kryetar të komunës.
Subjektet politike që duan të garojnë në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në ndonjërën nga katër komunat e veriut duhet ta bëjnë këtë gjë deri më datë 18 prill.
Kjo është dita e fundit e vendosur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
“Afati i subjekteve politike për të aplikuar për certifikim për pjesëmarrje në Zgjedhjet e Jashtëzakonshme në këto katër komuna ka filluar të rrjedhë nga data 9 prill dhe do të përmbyllet më 18 prill”, ka treguar Elezi për lajmi.net.
Ndonëse janë bërë disa ditë që kur ka filluar të rrjedhë ky afat, sipas Elezit deri më tani asnjë aplikim nuk është bërë në këtë institucion.
Sipas afateve të miratuara nga KQZ-ja, certifikimi i subjekteve politike dhe kandidatëve do të bëhet me datë 22 prill pasi që të bëhet shqyrtimi i të gjitha aplikimeve dhe nëse i përmbushin kushtet ligjore, kurse tërheqja e shortit për renditjen e tyre në fletëvotimet e këtyre komunave do të bëhet më 28 prill.
KQZ-ja u ka caktuar kandidatëve që do të çertifikohen për pjesëmarrje në këto zgjedhje vetëm pesë ditë për fushatën zgjedhore (13 – 17 maj). /Lajmi.net/
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...
Sulm në aeroportin Heathrow në Londër, arrestohet një person...
Pas dy vitesh luftë ndizet sërish Pema e Krishtlindjes në Be...
Këndohet kënga e Shpat Kasapit, bëhet viral reagimi i banori...