Takimi që ishte paralajmëruar për në ora 14:00 mes Kurtit e Mustafës ende nuk ka filluar.
Asnjëra palë as Albin Kurti nga Vetëvendosja e as Isa Mustafa nga LDK ende nuk kanë mbërritur në Kuvendin e Kosovës aty ku pritet të mbahet ky takim.
Ky takim pritet të jetë vendimtarë për arritjen ose jo të marrëveshjes për koalicion.
Kujtojmë se këto dy parti tash e tre muaj janë në përpjekje për arritjen e një marrëveshje për koalicion por posti i Presidentit ka bllokuar këto bisedime.
Ndryshe të hënën ndonëse pa një marrëveshje paraprake Kryetari i Vetëvendosjes ka bërë publike emrat e 5 ministrave nga kjo parti.
E Kurti si fitues i zgjedhjeve sot ka mbajtur një takim më kryesin e partisë së tij ku është pritur të publikoj emrin e Kryeministrit por që edhe pas këtij takimi emri i mandatarit nuk i ka shkuar presidentit, Hashim Thaçi.
arbresh.info ka provuar që të kontaktoj me zëdhënësin e Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka për të parë nëse do të ketë shtyrjeje të takimit por ai ka qenë i paqasshëm./arbresh.info/
“Qeveria bëhet edhe pa Vetëvendosjen”, deklarata e fortë e nënkryetarit të LDK-së
Nesër pritet të mbahet takimi mes Bislimit e Petkoviqit në B...
Edi Rama i çon projektligj Kuvendit të Shqipërisë për Bordin...
Samiti BE–Ballkani Perëndimor do të mbahet më 5 qershor në M...
Fitore e madhe e Liverpoolit në Ligën e Kampionëve, “T...
Kjo është arsya pse LDK mban nesër konferencë
Barcelona fiton ndaj Slavias, mban gjallë shpresat për ta mb...