Ekspertiza për rastin e vdekjes së Astrit Deharit, nuk iu është dhënë familjes së Deharit, ditën e enjte kur ishte sjell në Kosovë, pasi që kjo ekspertizë ishte në gjuhën zyrtare të Zvicrës dhe duhet të përkthehet në gjuhën shqipe.
Të premten e kaluar (18 tetor), u tha se brenda 2 apo 3 ditëve do të përkthehet kjo ekspertizë, srbresh.info, ka pyetur prokurorin e rastit, Admir Shala, se a është përkthyer ende ekspertiza e Astrit Deharit dhe sa faqe përmban, ai tha se ende nuk është përkthyer dhe se brenda javës do të përkthehet.
“Ende nuk është përkthyer, dhe brenda javës përkthehet”, ka thënë prokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Admir Shala.
Ai gjithashtu nuk ka treguar se sa faqe përmban ekspertiza e ish-aktivistit të “Lëvizjes Vetëvendosje”, Astrit Dehari./arbresh.info/
Pas sezonit fantastik tek Marseille, Greenwood afër kalimit ...
KQZ nis verifikimin e mbi 85 mijë pakove me fletëvotime nga ...
Numërohen 36% e votave për kandidatë, s’ka ndryshim në top p...
Real Madridi nis kontaktet e para me agjentin e Alvarezit
Tre emra fliten për të marrë stolin e Italisë, gjithçka do t...
Basha: Katër vitet e ardhshme janë mandat i autostradave e h...