Qeveria e Kosovës në prag të muajit të gjashtë të saj po hynë pa u kompletuar krejtësisht.
Nga 20 Ministri që ka qeveria e kryeministrit Isa Mustafa, vetëm tri prej tyre janë të kompletuara me nga dy zëvendësministra. Ndërsa vazhdojnë të jenë të pakompletuar në këtë pozitë nëpër disa Ministri.
Mos kompletimin e kabinetit qeveritarë e ka pranuar edhe zëvendësi i qeverisë së Kosovës, njëherësh ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, i cili për KosovaPress në një përgjigje përmes mesazhit telefonik përveç që ka konfirmuar mos kompletimin e kabinetit qeveritar ka thënë se kjo do të
ndodhë së shpejti.
“Emërimi i zëvendësministrave ende nuk është përfunduar, jemi në proces dhe presim që shumë shpejt të përfundojë”, ka qenë përgjigja e shkurtër e Abrashit për KosovaPress.
Kjo vonesë për gati gjashtë muaj po vlerësohet si pjesë e pazareve politike të bëra në mes të PDK-së dhe LDK-së të cilat bashkë-qeverisin vendin.
Për Frashër Krasniqi nga Vetëvendosje, kjo qeveri duke u themeluar në bazë të ndarjes së privilegjeve dhe pozitave të caktuara, padyshim që do të ndikojë edhe në ndarjen e pozitave të zëvendësministrave.
Krasniqi shkon më tutje, duke thënë se ekziston një arsye e qartë pse po ndodh kjo zvarritje e përzgjedhjes së zëvendësministrave dhe e cila sipas tij lidhet me zgjedhjet që po ndodhin brenda subjektit të kryeministrit Mustafa.
“Na e dimë që një prej arsye pse nuk po zgjedhën zëvendësministrat janë edhe zgjedhjet e brendshme në LDK e cila siç po raportohet edhe nga vet qoftë deputetë, qoftë figura të rëndësishme të LDK po i shantazhon anëtarët e subjektit të vet me pozita të zëvendësministrit”, theksoi Krasniqi.
Ndërsa Pal Lekaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, në një prononcim dhënë KosovaPress përveç që ka thënë ka thënë se është praktik e Qeverisë që vendet e rezervuar t’i ketë për aktivistë të partive politike dhe jo për profesionistë, mos kompletimi i kabinetit qeveritar tregon për mungesën e seriozitet që ka koalicioni qeverisës karshi qytetarëve.
Ndryshe Qeveria e Kosovës ka gjithsej 20 ministri, duke përfshirë këtu edhe ministrat pa portofol. Ky numër i ministrive pati marrë kritika nga shoqëria civile duke thënë se tejkalon nevojat që ka Kosova si një vend i vogël e me pak banorë.
KFOR rikonfirmon angazhimin për siguri në Kosovë në takimin ...
Aksident në Maliq, shoferi humb kontrollin dhe del nga rruga...
Arteta nuk e ka të sigurt rinovimin e kontratës te Arsenali
Operacion i madh policor në Itali, kapen 1.4 ton drogë – afr...
Policia në Ferizaj ndëshkon dy kamionë me targa të huaja për...
Motra e Afrim Zhitisë në mbështetje të Albin Kurtit