Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona në veri të vendit, dhe arbresh.info mëson nga burime në veri të vendit se policia ka shpallur në kërkim nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radojçiq.
Arbresh.info ka mësuar emrat e plotë të arrestuarve dhe bëhet fjalë për pjesëtarin e policisë, Dragisa Markoviç, pjesëtar i njësisë hetimore të Policisë së Kosovës, Nedeljko Spasojeviç dhe dy civilë, Marko Rosic dhe Aleksandar Curcic.
Ata dyshohen për përfshirje në rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviçit.
Ivanoviç u vra më 16 janar përpara Iniciativës Qytetare “Liria, Demokracia dhe Drejtësia” në pjesën veriore të Mitrovicës.
Milan Radoiçiq është figurë mjaftë e njohur në mesin e serbëve të Kosovës dhe Beogradit zyrtar.
Vetë disa përfaqësues politik kosovarë kishin përmendur pozitën e tij në Listën Serbë më të fuqishmen, përtej pozitës së vetë liderit Goran Rakiq.
Radoiçiq është raportuar vazhdimisht se ka lidhje të ngushta me elitat politike në Kosovë dhe Serbi, duke përfshirë Vuçiqin dhe Kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj.
Radoicic është përballur me akuza ligjore në Serbi disa herë dhe është një bashkëpunëtor i ngushtë i biznesmenëve të diskutueshëm serb të Kosovës, Zvonko Veselinoviç./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/384756878732557/
Osmani në samitin BE-Ballkan: S’e paskam vërejtur mungesën e...
Ministri i jashtëm grek pritet të vizitojë Kosovën
Burri gjerman vret babanë dhe mban peng partneren
BE-ja lëshon 181 milionë eurot e programeve IPA për Kosovën
Kryeministri çek: BE-ja fillimisht ta fusë Ballkanin në Sche...
Përurohet ura e re për këmbësorë mbi lumin Ibër, Kurti bashk...