Nesër në Kuvend do të shqyrtohet vetëm një pikë e rendit të ditës, ajo për krijimin e Gjykatës Speciale.
Por, numri i Deputetëve të Partisë Demokratike, që do ta votojnë kundër Speciales është shtuar.
Deri tash në partinë e Thaçit kanë qenë 8 deputetë që janë deklaruar se vota e tyre do të shkoj kundër themelimit të kësaj gjykate.
Por mbas vendimit të Gjykatës Themelore të Mitrovicës, ku u denden ish-drejtuesit e UÇK-së për rajonin e Drenicës, radhëve të deputetëve që janë kundër themelimit te Dhomave te Specializuara, u janë shtuar edhe disa të tjerë.
Me gjithë insistimin e Televizionit Rrokum ata kanë hezitues të flasin para kamerës.
Megjithatë, deputetët që të Premten do ta kundërshtojnë krijimin e kësaj Gjykatë janë: Bekim Haxhiu, Ganimete Musliu, Nuredin Lushtaku, Nait Hasani, Fadil Demaku, Rafet Rama, Raif Qela, Blerta Deliu Kodra. Votë kundër pritet të jap edhe deputeti i LDK-së, Anton Quni.
E vetmja deputete e PDK-së, që e bani publike qëndrimin e sajë, para kamerës se televizionit Rrokum ishte Ganimete Musliu.
Tashmë dihet edhe qëndrimi i opozitës, e cila prej muajsh e kundërshton krijimin e kësaj Gjykate. Në anën tjetër bashkësia ndërkombëtare ka bërë me dije se nëse Kosova nuk e themelon këtë gjykatë, atë do ta bëjë OKB.
Apeli vërteton dënimin me 24 vjet e gjysmë burgim ndaj të ak...
Osmani takoi Presidentin e Etiopisë, Taye Atske Selassie
Rizvanolli deklarohet për kërkesën e rritjes së tarifave të ...
Ndalohen 102 kg katalizatorë të bluar të padeklaruar në Verm...
Kurti shpalos nga Podujeva hapat për formimin e institucione...
KFOR dhe Medica Kosova në mbështetje të grave të traumatizua...