Mesazhi i dy emisarëve francez dhe gjerman të cilët qëndruan të martën në Prishtinë duket të jetë mbajtja edhe më tej e dialogut brenda BE-së.
Kështu të paktën shprehen njohësit e çështjeve politike në vende, raporton arbresh.info
Sipas Shkodran Ramadanit, ardhja e tyre në Kosovë në këtë kohë më shumë do të ndikoj në minimin e pozitës së presidentit, Hashim Thaçi në dialog me Serbinë.
“Nuk besoj se ata kanë ardhë për ta forcuar pozicionin e Presidentit, por kanë ardhë me minu pozicionin e tij dhe me ndihmua Kurtin që me mbajt dialogun brenda matricës së BE-së. Ata kanë kërkuar që dialogu mos të zhvendoset krejt në duar të SHBA-së, por të mbetët edhe më tej brenda formatit të Brukselit, e që s’ka pas shumë sukses”-ka thënë ai.
Po ndryshe nga Ramadani e sheh mesazhin e emisarëve Blerim Burjani, analist i çështjeve politike.
Në një përgjigje dhënë për arbresh.info, Burjani thotë se çdo bllokadë e vazhdimit të dialogut prish raportet me partnerët si ShBA dhe BE.
“Ose heqje te taksës ose rënie te Qeverise”, vlerëson Burjani.
E ardhjen ne Kosovë të këtyre emisarëve e quajti bosh vetë Presidenti i vendit.
Pas takimit me ta vetë presidenti Thaçi para mediave tha se as nuk ka pasur premtim për liberalizimin e vizave, as ide për dialogun e as inkurajim për perspektiven evropiane.
“Premtime boshe. I zhgënjyer. Asgjë e re nga takimi me emisarët. Asgjë në liberalizimin e vizave, as ide të reja për dialogun, as inkurajim për perspektivën evropiane. Premtime boshe”, është shprehur Thaçi./V.selimi/arbresh.info/
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...