Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Donika Gërvalla, ka pritur sot në takim ambasadoren jorezidente të Emirateve të Bashkuara Arabe në Kosovë, Nabila Alshamsi.
Ministrja Gërvalla falënderoi ambasadoren Alshamsi për kontributin dhe ndihmën e Emirateve të Bashkuara Arabe dhënë në faza të ndryshme të shtetndërtimit, duke qenë shteti i parë arab që njohu pavarësinë e Kosovës.
Ministrja e vlerësoi në veçanti mbështetjen e dhënë në sektorët si ekonomia e shëndetësia. Me këtë rast, u theksua nevoja që të forcohet dhe thellohet bashkëpunimi mes dy vendeve, sidomos në rrafshin ekonomik.
Nga ana e saj, ambasadorja Alshamsi rikonfirmoi mbështetjen e Emirateve të Bashkuara Arabe karshi anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare.
BQK: Remitancat arritën 1.42 miliard euro në 2025
58% e të burgosurve pa gjyq, raporti i Këshillit të Europës ...
Reali kontakton përfaqësuesit e Konates
Trafikonte armë zjarri në Tiranë, arrestohet 27-vjeçari nga ...
Aksion në Prishtinë, 15 gjoba për shitësit ilegalë
I kërkuar në të gjithë Europën, arrestohet shqiptari në Ital...