Pas publikmit të lajmit për emërimin e një rrugë me emrin e Sllobodan Millosheviqit, ka reaguar Qeveria e Kosovës, e cila ka paralajmëruar serbët të hënë që të mos vazhdojnë me vendimin për të emëruar një rrugë me këtij të fundit, i cili nxiti luftën më 1999 në Kosovë.
“Për qeverinë e Kosovës, një vendim i tillë është i papranueshëm”, ka thënë Bajram Gecaj, zëvendësministër i Ministrisë së Administratës së Pushtetit Lokal për Reuters.
Vendimi që një komunë serbe të emëronte një rrugë me emrin e Millosheviqit, u prit ashpër edhe nga popullata por edhe nga qeveria.
“Ne presim nga kuvendi komunal i Ranillugut që të ulet dhe të ndryshojë vendimin, dhe nëse kjo nuk ndodhë, atë herë do të ndërmarrim veprimet e nevojshme në bazë të ligjit”, ka theksuar ai.
Ndërkaq, kryetari i Kuvendit Komunal të Ranillugut, Sasha Aleksiq, ka thënë se vendimi është sistemuar “për diskutime të mëtejshme”.
Rreth 10,000 shqiptarë u vranë në Kosovë dhe pothuajse 1 milion të tjerë u dëbuan nga shtëpitë e tyre gjatë luftës brutale të kryer nga forcat serbe nën urdhrat e Millosheviqit më 1998-99, para se NATO të intervenonte me sulme ajrore që zgjatën 78 ditë pas së cilës Kosova mori rrugën e saj drejt pavarësisë e cila u shpall më 2008.
Nëntëdhjetë për qind e popullatës së re prej 1.8 milionë banorësh janë shqiptarë, por një pakicë serbe vazhdon të mbetet në Kosovë.
Olta Gixhari shijon pushimet në Turqi, nuk mungojnë pozat të...
145 vjet nga Lidhja e Prizrenit, Begaj: Ishte kjo që projekt...
Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, Luizi i ftuar special i Ki...
Osmani: Lidhja e Prizrenit thirrje për bashkim kombëtar kur ...
Rilind Haziraj largohet nga Fushë Kosova
Pesë të vdekur nga një shpërthim në një fabrikë municionesh ...