Kompania e njohur kosovare, “Elkos-Group” ka marë dënim të madh nga Agjensia Kosovare e Privatizimit. AKP e ka dënuar Elkosin me gjobë prej 1 milion e 300 mijë euro.
Mospërmbajtja e kontratës për firmën “Famipa” nga Prizreni ka qenë arsyeja që ka shtyer AKP-në të marrë këtë vendim.
Vendimi është marrë në mbledhjen e bordit të drejtorëve të AKP-së, e para me përbërjen e re pas miratimit nga Kuvendi i Kosovës.
“Bordi mori vendim lidhur me Ndërmarrjen e Re Famipa me të cilin blerësit i janë shqiptuar ndëshkime financiare me mbi 1,300,000 € për mos përmbushje të detyrimeve kontraktuale” thuhet në njoftimin e AKP-së.
Elkos është në pronësi të deputetit aktual të LDK-së, Ramiz Kelmendit.
E njëjta kompani ishte dënuar për vjedhje të rrymës.
U tha se Italia do ta zëvendësojë Iranin në Kupën e Botës – ...
Tërmeti me magnitudë 5.7 godet Greqinë
Publikohen çmimet e derivateve për sot, nafta një cent më li...
Nisin homazhet në nderim të akademikut Rexhep Qosja
Haxhiu bën homazhe dhe shkruan në Librin e Zisë për Rexhep Q...
Rama për Politico: SHBA-të mund të sulmojnë Iranin nga Shqip...