Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi në konferencën e parë për media në ditën e zgjedhjeve tha se të gjitha qendrat e votimit janë hapur me kohë dhe procesi është duke vazhduar normalisht.
Elezi theksoi se me kohë është shpërndarë materiali i ndjeshëm zgjedhor, ku bëjnë pjesë edhe fletëvotime.
“Njoftojmë se të gjitha qendrat e votimit, 888 me gjithsej 2382 vendvotime janë hapur në orarin e parapare”.
Elezi njoftoi se numri i subjekteve politike të certifikuar për të marrë pjesë në zgjedhje është 28, ndërsa numri i përgjithshëm i kandidatëve për deputetë është 1,052.
KQZ ka akredituar 18 ambasada me 146 vëzhgues, gjashtë organizata ndërkombëtare me 37 vëzhgues, një institucion publik me 43 vëzhgues, 26 organizata joqeveritare vendore me 1713 vëzhgues, 23 subjekte politike me 26,635 vëzhgues dhe më shumë se 60 media vendore e ndërkombëtare me rreth 700 përfaqësues.
“Pra janë rreth 30 mijë vëzhgues të akredituar nga KQZ për të përcjellë këtë proces zgjedhor”, tha ai./arbresh.info/
Pakistani do të vazhdojë të ndërmjetësojë bisedimet e paqes ...
Sinner e mposht Alcarazin në Monte Carlo dhe ia rrëmben vend...
Haxhiu uron besimtarët ortodoksë: Kremta e Pashkëve na rikuj...
Ballkanit i ikën fitorja nga duart, Gjilani merr një pikë në...
Muriqi bëhet golashënuesi më i mirë në histori të Mallorcas ...
Drenica merr një fitore të madhe ndaj Llapit në derbin e mbi...