Elezi: Vdekja e 26 vjeçarit, shqetësim serioz për vendin, e sidomos për institucionet e sigurisë

10:59 | 4 Maj 2020
A Z

Bedri Elezi Ekspert i Sigurisë, ka reaguar ndaj vdekjes së të riut nga Gjilani në Qendrën e Studentëve.

Elezi përmes një postimi në facebook shkruan se, kjo vdekje është shqetësim serioz për vendin, e sidomos për institucionet e sigurisë të cilat janë përgjëse të drejtpërdrejt për sigurinë e tyre.

Sipas tij, institucionet e zbatimit të ligjit duhet që pa mëshirshëm të vendosin para përgjegjësisë të gjithë zingjirinë përgjegjës./arbresh.info/

Ja postimi i plotë:

Dështimi i institucioneve shtetërore për mbrojtën e jetës të të riut i cili u detyrua të karantinohet në qendrën studentore në Prishtinë, me qëllim për parandalimin e përhapjes së pandemisë Covid 19, nga ku edhe ky i ri gjeti vdekjen është shqetësim serioz për vendin, e sidomos për institucionet e sigurisë të cilat janë përgjëse të drejtpërdrejt për sigurinë e tyre. Nëse marrim në konsideratë po ashtu edhe informacionet se grupi i cili kishte ardhur nga Shtutgarti i Gjermanisë ishin 147 persona, ndërsa vetëm 9 nga ta janë dërguar në karantinë, atëherë këtu kemi të bëjmë edhe me keqpërdorim të detyrës zyrtare të zyrtarëve kompetent për zbatimin e masave të vendosura nga Qeveria e Kosovës dhe Instituti kombëtar I shëndetit publik e të cilët me qëllim diskriminimin e qytetarëve të RKS kanë liruar rreth 138 qytetarë të tjerë pa u karantinuar, gjë që mund të ketë ndikuar tek vendimi fatal tek i riu nga Gjilani.

Po ashtu mos transparenca e Ministrisë së Shëndetësisë ku  përmes një komunikate nuk ka dhënë detaje në lidhje me rastin, por  vetëm se kanë thënë se organet e drejtësisë dhe hetuesise po kryejnë punën e tyre, të bënë të besosh edhe deklarimet e kësaj ministrie deri më tani.

Me këtë rast institucionet e zbatimit të ligjit duhet që pa mëshirëshem të vendosin para përgjegjësisë të gjithë zingjirinë përgjegjës.

Shpërndaje në rrjete sociale