Komisioni Qendror Zgjedhor po vazhdon me procedurat përgatitore për zgjedhjet e 9 shkurtit. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi në ka dhënë detaje nga përgatitjet e këtij institucioni.
“Që nga dita e shpalljes deri në ditën e zgjedhjeve, janë më shumë se 5 muaj e 20 ditë në dispozicion të KQZ-së. Procesi i përgatitjeve po zhvillohet normalisht dhe sipas planit të aktiviteteve”, ka thënë ai në rtk.
Elezi ka pëmendur se po zhvillohet periudha e ndërrimit të qendrës së votimit dhe se qendrat komunale të numërimit janë vendosur.
“Deri në këtë kohë, KQZ është duke zhvilluar aktivitete të ndryshme, si dhe po vazhdon periudha e aplikimit për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës, e cila do të jetë deri më 26 dhjetor. Për këtë qëllim është funksionalizuar platforma elektronike ‘diaspora’”, ka thënë Elezi./Arbresh.info/
Fisnik Asllani flet për golin e bukur, humbjen ndaj Mainz 05...
LVV: Pashkët na rikujtojnë fuqinë e shpresës, ringjalljes dh...
Këngëtari shqiptar bëhet baba për herë të parë
Një i dyshuar në kërkim, pas të shtënave me armë pranë Shtëp...
Çfarë dihet rreth operacionit për shpëtimin e pilotit amerik...
Zjarr në një apartament në Tiranë