Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve do të bëhet rinumërimi i 12 vendvotimeve të cilat u takojnë disa komunave.
Arsyet se përse duhet të bëhet ky rinumërim janë se gjatë pranimit të materialit zgjedhor, këto vendvotimeve nuk kanë mundur të pranohen si të rregullta.
“Gjatë pranimit të materialit zgjedhor disa nga këto vendvotime formularët nuk kanë qenë të nënshkruar nga anëtarët e këshillit të vendvotimit, apo janë të paplotësuara. Vendvotimet të cilat do të rinumërohen u takojnë komunave të ndryshme. Komunat Gjakovë, Fushë Kosovës, Rahovec, Skënderaj, Suharekë, Ferizaj dhe Vushtrri kanë nga 1 vendvotim, ndërsa Prizreni ka 2 vendvotime dhe Podujeva 3 vendvotime që do të rinumërohen”, bën të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, raporton arbresh.info./arbresh.info/

Kurti takohet me Plenkoviq në Konferencën e Sigurisë në Myni...
Britania, Gjermania dhe Franca forcojnë bashkëpunimin në fus...
Deputeti i VV’së: Mund të ketë emër tjetër për president për...
Plagoset një person në Mitrovicë
Deputeti kanadez uron 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës
14 persona arrestohen dhe më pas lirohen në Gjilan për falsi...