Petrit Pepaj, zëdhënës i avokatit të Popullit në mbledhjen e Komisionit për të Drejtat e Njeriut tha se kanë informacione se në veri është duke operuar një kompani serbe e jashtëligjshme.
“Në momentin kur kemi një vendim të prerë nga Gjykata ne do të marrim vendim. Republika e Kosovës ka obligim për furnizim të qytetarëve. Kostoja për mbulimin e burimin të energjisë në veri nuk është tu u mbulu. Furnizimi me rrymë në veri po bëhet nga Kosova, por po menaxhohet nga operatorët e Evropës. Sipas marrëveshjes në veri duhet të formohet një operator i veçantë qëbënë furnizimin, por ndonëse është lajmëru ai operator ende s’është formu. Palës Serbe ju është bërë presion që sa më parë të aplikojnë për licencë dhe ata të operojnë në mënyrë të ligjshme, por deri tash nuk ka kërkesë për aplikim nga Serbia. Kosova ka shprehë vullnetin, ka regjistru kompaninë, por ata ende nuk kanë licencë. Me sa jemi në dijeni ne veri operon për furnizim një kompani Serbe, e cila nuk ka licencë. Pra është e jashtëligjshme, ajo me sa kemi informacione quhet “Elekto kosmet,” është shprehur Pepaj para anëtarëve të komisionit.
Komisioni për të Drejtat e Njeriut po diskuton rreth zbatimit të rekomandimeve për faturimin e rrymës në katër komunat veriore, të miratuara nga Kuvendi më 9 shkurt./arbresh.info/
Nxori armën nga çanta dhe shtiu, një muaj paraburgim ndaj Bu...
15 ditë vendimtare, marrëveshje ose zgjedhje të reja
Procedura të reja në Aeroportin e Prishtinës për fluturime
Më pak se 3 orë deri në fillimin e bllokadës nga SHBA
Endrit Thaçi feston ditëlindjen – edhe një vit larg babait
Netanyahu: Irani shkeli rregullat e negociatave, e mbështesi...