Një aksident rrugor ka ndodhur në Elbasan ku dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën, por është përfshirë edhe një motoçikletë.
Si pasojë e aksidentit janë plagosur shtetasi N.S., banues në Izrael,dhe pasagjerja M.N., me banim në Izrael, të dy udhëtonin me motoçikletë.
Elbasan/ Informacion paraprak
Rreth orës 14.15, në Elbasan, mjeti tip “Toyota” me drejtues shtetasin F. P, banues në Elbasan, është përplasur me mjetin tip “Audi”, me drejtues shtetasin B.U, banues në Elbasan.
Në përplasje është përfshirë dhe motoçikleta tip “Honda” me drejtues shtetasin N.S., banues në Izrael, i cili si pasojë e përfshirjen në përplasje është dëmtuar vetë dhe pasagjerja shtetësia M.N., me banim në Izrael, të cilët ndodhen në Spitalin e traumes nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesit e automjeteve janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit./TCH
Kurti viziton Odën e Mjekëve të Kosovës
SHBA vlerëson dhe forcon Shërbimin Korrektues të Kosovës
FSK-ja forcohet për tri vende, ushtria e Kosovës këtë vit e ...
DHTIK mirëpret heqjen e bllokadave nga kompanitë transportue...
Dy të arrestuar në Arllat të Drenasit për lëndim të rëndë tr...
Një person gjendet pa shenja jete në Skënderaj