Një person i kërkuar me dy urdhër-arreste aktive për veprën penale “vjedhje e rëndë” është ekstraduar sot nga Austria në Kosovë dhe është dërguar menjëherë për vuajtje të dënimit prej një viti e gjashtë muajsh.
Ekstradimi është realizuar në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, rreth orës 01:00, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, në bashkëpunim ndërmjet autoriteteve austriake dhe institucioneve vendore.
“Sot, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, Njësiti për Menaxhimin e Urdhëresave të stacionit të Podujevës, ka realizuar pranimin e një personi të kërkuar me dy urdhëresa aktive të gjykatës, për veprën penale “Vjedhje e rëndë”. I kërkuari është ekstraduar në Kosovë,sot rreth orës 01:00, në bashkëpunim me autoritetet austriake dhe ato vendore. Menjëherë pas pranimit, ai është dërguar për vuajtje të dënimit (1 vit e 6 muaj). Policia e Kosovës vazhdon angazhimin për zbatimin e ligjit dhe sjelljen para drejtësisë të personave të shpallur në kërkim”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...