Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit informon opinionin publik se Prokuroria Themelore në Prizren ka pranuar raportin e ekspertizës së analizave të video-incizimeve të kamerave të sigurisë, lidhur me rastin e vdekjes së të ndjerit Astrit Dehari, të cilat janë siguruar nga Qendra e Paraburgimit në Prizren, për intervalin kohor të datës 05.11.2016, nga ora 00:00:00 minuta deri 23:59:59 minuta raporton KTV.
Raporti është pranuar nga Republika e Austrisë, përkatësisht nga Ministria Federale e Brendshme, Enti Federal i Kriminalistikës.
Video-incizimet (3 DVR) janë dërguar në muajin shkurt në institutin “IT Forensics BKA”, Republika e Austrisë, Ministria Federale e Brendshme, Enti Federal i Kriminalistikës, për të vlerësuar autenticitetin e tyre, nëse ka pasur ose jo ndërhyrje në to.
Raporti ka konstatuar se të gjitha video-incizimet paraqesin vulat kohore dhe janë gjithashtu të shikueshme. Gjatë transparencës së videove raporti ka konstatuar se këto janë në gjatësi identike dhe me këtë mund të përjashtohet manipulimi i video-incizimeve. Raporti i ekspertizës po ashtu ka konstatuar se nuk ka pasur manipulim apo ndërprerje të video-incizimeve.
Prokurori i Shtetit pas pranimit të raportit të ekspertizës do të vlerësoj dhe analizoj të gjitha provat dhe faktet e mbledhura në këtë çështje penale dhe së shpejti do të del me vendim përfundimtar lidhur me këtë çështje.
Vrasja e 11-vjeçares në Francë, arrestohet edhe vëllai i të ...
“Investimet e huaja nuk shkatërrojnë mjedisin”, Rama: Ato nu...
Therje me thikë në Gjilan, arrestohen dy persona
Fushë Kosova nis dezinsektimin në hapësirat publike më 10 dh...
Izraeli kryen sulme të reja në Tiro, urdhër evakuimi për ban...
Real Madrid dhe Barcelona në garë për Julián Álvarez