Eksperti i sigurisë, Drizan Shala ka reaguar pas ndalimit të fundit të ish-pjesëtarit të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës nga autoritetet serbe.
Shala me anë të një postimi në Facebook paralajmëroi për rrezikun real me të cilin përballen të gjithë ata që dikur kanë shërbyer në institucione të sigurisë dhe kalojnë përmes territorit të Serbisë.
“Çdokush që ka qenë pjesë aktive e strukturave të sigurisë – qoftë aktualisht apo në të kaluarën – duhet ta kuptojë se kalimi në territorin e Serbisë është i rrezikshëm. Autoritetet serbe po i trajtojnë këta persona si “subjekt informativ”, dhe shpeshherë edhe si “objekt shantazhi””, ka shkruar Shala.
LEXO EDHE:
Ndalohet në Serbi një ish-pjesëtar i Njësisë Speciale, merret në pyetje për rastin “Banjska”
Postimi i plotë:
Reagim lidhur me ndalimin e ish-pjesëtarëve të sigurisë nga autoritetet serbe
Ngjarja e fundit në kufirin me Serbinë, ku një ish-pjesëtar i strukturave të sigurisë së Kosovës u ndalua dhe mori në pyetje lidhur me rastin “Banjska”, është sinjal i qartë dhe i përsëritur për të gjithë ata që ende nuk e kanë kuptuar realitetin:
Budallaku nuk do koment !
Çdokush që ka qenë pjesë aktive e strukturave të sigurisë – qoftë aktualisht apo në të kaluarën – duhet ta kuptojë se kalimi në territorin e Serbisë është i rrezikshëm. Autoritetet serbe po i trajtojnë këta persona si “subjekt informativ”, dhe shpeshherë edhe si “objekt shantazhi”.
Autoritetet serbe po i konsiderojnë të gjithë pjesëtarët e sigurisë së Kosovës si “spiuna”.
Ky është mentaliteti zyrtar i një shteti që ende nuk e ka pranuar realitetin e Kosovës si shtet sovran. Serbia nuk po e fsheh më qasjen e saj agresive ndaj atyre që kontribuojnë në ndërtimin e shtetit të Kosovës. Çdo pjesëtar i institucioneve të sigurisë, është në shënjestër.
Ky është një operacion inteligjence.
Përmes ndalimeve, marrjes në pyetje dhe taktikave të frikësimit, Serbia po tenton të mbledhë informacione për zhvillimet aktuale të sigurisë në Kosovë. Kjo është pjesë e një strategjie më të gjerë që është paralajmëruar hapur edhe nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë.
PRANDAJ:
Zbatoni urdhrat dhe udhëzimet e eprorëve tuaj për ndalim udhëtimi në territorin e Serbisë.
Mos publikoni foto me uniforma, lokacione të ndjeshme apo me përmbajtje operacionale në rrjetet sociale.
Kuptoni se siguria nuk është një lojë 90 minutëshe, por një triatlon me shumë etapa. Serbia tashmë ka aktivizuar kapacitetet e saj të njohura hibride, siç është paralajmëruar edhe zyrtarisht ditët e fundit.
P.S.
Edhe ne – ekspertët e sigurisë– nuk jemi imunë. Ka gjasa që të gjithë ne të jemi pjesë e këtyre databazave serbe./Arbresh.info
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...
Putin sfidon Trump? I premton Indisë furnizim me naftë, SHBA...