Disa ditë pas plagosjes dhe rrëmbimit të shtetasit të Kosovës me nacionalitet serb, Milan Vukašinoviq, sot është gjetur dhe vetura e tij.
Ekskluzivisht për Arbresh.info flet personi që ka gjetur veturën e Vukasinoviqit, serbi Radoic Radomiroviç.
Ai, tregon se si dhe ku e gjeti veturën e Milan Vukasinoviq.
“Sot rreth orës 15:00, pas dhjetëra kilometrash të përshkuara, gjeta një Lada Niva që është në pronësi të Milan Vukasinoviqit. Automjeti ndodhet në territorin e Kosovës dhe ka shumë plumba mbi të. Njoftova policinë dhe janë gjetur edhe gëzhoja. Milan Vukasinoviqit është qëlluar në shpinë”, ka thënë ai për Arbresh.info.
Kujtojmë se për rastin, burimet e Arbresh.info kanë thënë se Milan Vukašinoviq është i punësuar në pikën kufitare Jarinjë, si punëtor i Byrosë Kosovare të Sigurimeve (BKS). Ai po ashtu është anëtar i iniciativës qytetare ‘Fytyrë e re – Drejtësia Popullore’.
Ndërkohë, një qytetarë po ashtu i nacionaliteti serbë, i cili për shkak të sigurisë së tij ka dashur të mbetet anonim, tregon për Arbresh.info se pas rrëmbimit, grupi terrorist e kishte transportuar Milanin në Spitalin e Prokupljes, me duar të lidhura. Nga autoambulanca, Milan kishte arritur të telefononte nënën e tij dhe t’i tregonte se ishte sulmuar në Kosovë, se ishte plagosur dhe po e dërgonin në Spitalin e Nishit.
Ndërkaq, më 02.11, burimi thotë se përmes miqve nga Nishi, u mësua se Milani ndodhej në gjendje të rëndë, me një veshkë të hequr, me dëmtime në cipën e zemrës, dhe me plumb në shtyllë kurrizore./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Emërllahu flet për herë të parë si lojtar i Polissyas: Kosov...
Vendimi i PZAP-së për ankesën e Listës Serbe, reagon ambasad...
Osmani takoi homologun zviceran: Kosova mbetet thellësisht m...
Joan Laporta do jap dorëheqje nga posti i presidentit të Bar...
Nxënësi ther me thikë mësuesen në Francë
Gjykata Speciale del me njoftim: Fjalët përmbyllëse të mbroj...