Aleanca Kosova e Re ka zyrtarizuar para pak çastesh marrëveshjen qeverisëse me koalicionin PAN.
Behgjet Pacolli, Kadri Veseli, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj kanë nënshkruar marrëveshjen sipas të cilës, AKR-së do t’i takojnë pesë ministri dhe pozita e zëvendëskryeministrit, shkruan arbresh.info.
Siç mësohet, AKR do të udhëheq me këto ministri: Ministria e Punëve të Jashtme, Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Planifikimit Hapësinor, Ministria e Bujqësisë dhe Ministria e Zhvillimit Ekonomik.
Po ashtu, AKR do të ketë edhe shtatë zëvendësministra.
Ndërkohë, përveç kësaj, në marrëveshje specifikohet se AKR-së do t’i takoj posti i presidentit në mandatin e ardhshëm të tij, post të cilin do ta marrë lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli, raporton arbresh.info.
“PAN dhe AKR-ja dakordohen që posti i presidentit të Kosovës t’i takoj AKR-së në mandatin e ardhshëm, pavarësisht mënyrës së votimit, qoftë përmes votimit në Parlament, qoftë përmes votimit të drejpërdrejt nga populli. Kështu partitë që përbëjnë koalicionin PAN dakordohen që të mos kenë kandiodat të tyre për president të vendit duke u obliguar që ta mbështesin kandidatin e AKR-së”, thuhet në marrëveshje./arbresh.info/

Arrestohen katër persona për mashtrim me shitje prone në vle...
Buxheti i Komunës së Prishtinës do të përfshihet në projekt-...
Spiropali: Mali i Zi negocion prej 2012, Serbia prej 2014, S...
LDK mban sot konferencë për Projektligjin për Buxhetin dhe b...
Parlamenti Evropian publikon draft-rezolutën për Shqipërinë
Bleona Qereti kërkon liri për Hashim Thaçin, e quan “idiot” ...