Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar se kandidat i tyre për kryetar të Komunës së Podujevës është Ekrem Hyseni.
LDK përmes një njoftimi për media thotë se Rajoni i Llapit ka qenë bastion i fuqishëm i tyre, prandaj besojnë në fitore në zgjedhjet e 17 tetorit.
“Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku takoi strukturat e LDK-së në Podujevë. Rajoni i Llapit tradicionalisht ka qenë bastion i fuqishëm i Lidhjes Demokratike, andaj në zgjedhjet e 17 tetorit jemi të bindur në fitoren e madhe në Podujevë. Qyteti i bukur i Podujevës, ka qenë dhe do të mbetet kala e pamposhtur e LDK-së.
Në takimin me strukturat u diskutua edhe për organizimin dhe mobilizimin e pashoq që kanë udhëheqja lokale atje, në krye me Doktorin dhe kryetarin e ardhshëm, Ekrem Hysenin”, thuhet në njoftimin e bërë për media./arbresh.info/
Zgjedhjet lokale do të mbahen më 17 tetor.
Gjakovë: Ende i mbyllur dhe me shirit të policisë lokali ku ...
Dy të vdekur në aksidente dhe mbi 2 mijë gjoba në 24 orët e ...
Princesha e Norvegjisë thotë se është ‘manipuluar dhe mashtr...
Çfarë moti do të mbajë këtë fundjavë?
Ndahet nga jeta ish-inspektori i arsimit
Erdogani uron Fitër Bajramin: Zoti e shkatërroftë Izraelin