Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka thënë se katërmujori i parë i këtij viti në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar dallon për 10 për qind.
“Për këtë periudhë të vitit, hyrjet në dogana dhe në ATK, po flas për katër mujorin e parë të këtij viti në raport me periudhën e njëjtë të vitit paraprak janë 10 për qind më të larta, me asnjë tatim të ri, me asnjë normë të re tatimore, përkundrazi me lirime dhe kjo është duke ardhur si rezultat i rritjes ekonomike e që në terma realë për vitin 2019 pritet të jetë 4.3 për qind dhe në terma nominalë pak më e lartë”, ka thënë Hamza në KTV.
“Nuk është më e pranueshme dhe as e lejueshme që të themi se edhe pas 20 vjetëve ka mungesë të kapaciteteve në institucione zbatuese të ligjit. Prandaj edhe Dogana, ATK-ja, Policia, gjykatat, prokuroria dhe niveli lokal duhet me dhënë kontributin e vetë në mbledhjen e taksave”.
Aksioni humanitar i Fondacionit Behgjet Pacolli po vazhdon n...
Revolucion i madh te Interi, rrezikojnë largimi disa nga yje...
Agjencia e Ushqimit ndalon importin e mbi 20 mijë kg koncent...
Kusari pret në takim ambasadorin turk, flasin për zbatimin e...
Ra aksidentalisht nga çatia e shtëpisë, vdes 49-vjeçari në S...
OKB: Rreth 8000 vdekje në rrugët e migrimit gjatë vitit 2025