Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka thënë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk do të formohet pa u shuar strukturat paralele.
Në raportimin e saj para Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme, ajo ka deklaruar se dialogu është pa alternativë.
“Dialogu nuk është asnjëherë i lehtë. Por pas luftës gjithmonë vjen paqja. Pa dialog në Rambuje nuk do të ishim këtu ku jemi”.
“Për situatën në veri është fajtor UNMIK-u. Krahasuar me atë kohë ne kemi shënuar përparime dhe jemi duke e shtrirë sovranitetin në të gjithë vendin”.
“Kemi shuar strukturat paralele, janë ndërruar tabelat e automjeteve në atë pjesë. Kështu shtrihet sovraniteti”.
“A ka ende struktura paralele? Ka në ato fusha për të cilat nuk ka marrëveshje. Pa shuarjen e tyre nuk do të formohet Asociacioni i komunave me shumcië serbe”.
Kokalla: Dhomën e hotelit ma pagoi Valon Lluka, se unë s’e p...
Murseli: Është Liridona Murseli, jo Liridona Ademaj
Hamza pas takimit me Giaufret: Integrimi evropian dhe anëtar...
Një mjeke sulmohet nga qentë endacakë në hapësirat e QKUK-së
Mbyllet për publikun seanca për vrasjen e Liridona Ademajt, ...
Policia identifikon 70-vjeçarin që u gjet i vdekur në një rr...