Edita Tahiri: Fuqizimi i grave në politikë garanton bisedime paqësore

16:22 | 17 Mars 2019
A Z

Ish-Ish-Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri nga selia e OKB’së ka bërë thirrje për pjesëmarrje më të madhe të grave në bisedimet paqësore. Ka thënë se fuqizimi i grave në nivel lokal dhe qendror ndihmon arritjen e rezultateve në procese paqësore.

“Fuqizimi i grave në politikë garanton pjesëmarrjen e grave në bisedime paqësore, në tryeza formale të proceseve paqësore, aty ku merren vendimeve për paqen. Natyrisht, i gjithë procesi paqësor kërkon përfshirjen e grave në mënyrë të barabartë, në të gjitha nivelet e këtij procesi ku qasja nga poshtë lartë ka një rëndësi të madhe duke fuqizuar dhe gratë në nivelin lokal”, ka thënë Tahiri, e cila në cilësinë e Kryetares së Lobit Rajonal të Grave të Evropës Juglindore (RWLSEE) qëndroi në OKB ku mori pjesë në punimet e Sesionit te 63të të Komisionit për Statusin e Grave, e ftuar nga UNWomen në New York, SHBA.

Në panelin e OKB me temën “Rruga deri në vitin 2020: Përshpejtimi i Veprimeve për Gratë, Paqen dhe Sigurinë”, Edita Tahiri ishte së bashku me udhëheqësitë kryesorë të OKB për statusin e grave, Phumzile Mlambo-Ngcuka, Nënsekretare e Përgjithshme e OKB-së dhe Drejtore Ekzekutive e UN Women, Jean-Pierre LaCroix, Nënsekretar i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara për operacionet e paqes dhe personalitete tjera nga vende të ndryshme. Qëllimi i këtij sesioni që në përvjetorin e njëzetë të Këshillit të Sigurimit Rezoluta 1325 (2000) që po afrohet shpejt në vitin 2020, Shtetet antëtare, organizatat ndërkombëtare dhe shoqëria civile të kenë një mundësi unike për të rritur vrullin dhe për të përshpejtuar veprimet drejt zbatimit. Ky sesion interaktiv ofroi hapësirë për pjesëmarrësit në sesionin e 63 – të të Komisionit për Statusin e Grave për të shprehur idetë e tyre dhe shqetësimet, si dhe të japin kontribut për prioritetet që janë duke u formuluar nga aktorët kryesorë dhe vendimmarrësit.

Folësit presentuan vizionin dhe idetë e tyre për vitin 2020, duke përfshirë atë se si duhet të lidhen ato me shënimin e 25 përvjetorit të Deklaratës Pekinit për fuqizimin e grave si dhe rishikimin pesëvjeçar të Qëllimeve të Zhvillimit të Qëndrueshëm.

Fjalimi i Edita Tahiri në OKB

Ju falënderoj për ftesën të jem këtu së bashku me ju. Unë vij nga Kosova. Jam këtu për të përfaqësuar organizatën që drejtoj tash 12 vjet, Lobin Rajonal të Grave të Evropës Juglindore, Lobi Rajonal i Grave është një organizatë unike e grave për paqendërtim me karakter rajonal, të cilën e krijuam pas përfundimit të luftërave tragjike në rajonin e Ballkanit, në procesin e zhbërjes së ish Jugosllavisë dhe lindjes së shtatë shteteve të reja përfshirë këtu dhe shtetin tim Kosovën.

Ne gratë lidere të politikës dhe shoqërisë u bashkuam me shumë vështirësi sepse kaluam nga lufta në paqe dhe i takonim anëve të ndryshme në historinë e këtyre luftërave. Por ne ia dolëm që të gjejmë vlerat që na bashkonin për ardhmëri e paqe e fuqzimin të grave, duke menduar më shumë për ardhmëri se sa për të kaluarën, por duke mos e harruar asnjëherë të kaluarën tragjike që na goditi rëndë deri në gjenocid. Ne jemi një model për botën për rajonet e paskonfliktit sepse me punën tonë të përkushtuar kemi arritur të ndihmojmë paqen dhe pajtimin mes popujve të shtatë shteteve që lindën nga lufta dhe tragjedia. Ne mbetemi të përkushtuara në misionin tonë për fuqizuar gratë, paqën, sigurinë, drejtësinë, prosperitetin dhe integrimet euro-atlantike të shteteve tona dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor, por ne kemi nevojë për më shumë përkrahje nga të gjithë ju në veçanti OKB-ja sepse kështu mund ti arrijmë qëllimet tona të përbashkëta. Vitin tjetër shënojmë përvjetore shumë të rëndësishme për Rezolutën 1323 dhe Plaftormën Pekingut, prandaj vendimet e reja në këto përvjetore duhet të jenë historike për fuqizimin e grave, sepse gra një një potencial strategjik për zhvillin dhe paqen në botë dhe një forcë e re që po i vie botës në shekullin 21. Ne gratë liderë të rajonit të bashkuara në Lobin Rajonal te Grave, që është organizatë unike për paqendërtim dhe pajtim ndër popujte e shtate vendeve te Ballkanit, po punojme me perkushtim per paqe por disa burra lider shkurtpames duan luftera te reja me ide te rrezikshme per prekje kufijsh qe u sherbejne agjendave te rrezikshme gjeopolitike të atyre që humbën ndikimin dhe hegjemeoninë. Ballkani eshte nje nje situate ku paqeja eshte e paperfunduar, prandaj duhet integruar me shpejt shtate vendet ne BE dhe NATO, para se Ballkani bene suprizen e radhes. Mos harroni se Ballkani ka suprizuar 2 here boten sepse mu ne kete rajon kane nisur dy lufterat boterore.

Mos lejoni qe arritjet e deritashme ne ndertimin e paqes dhe sigurise te rrenohen nga ambiciet gjeopolitike te vendeve joperendimore qe kane nostalgji per te, qe nga humbjet qe i pesuan pas perfundimit te luftes se ftohte. Na duhen me shume gra ne vendimarrje, procese politike dhe procese negociatore që të kemi me shume gjasa per te krijuar nje paqe te qendrueshme dhe stabilitet ne rajonin e Ballkanit Perendimor. Fquzimi i grave në poltikë garanton pjesëmarrjen e grave në bisedime paqësore, në tryeza formale të proceseve paqësore, aty ku merren vendimepe për paqën. Natyrisht, i gjithë procesi paqësor kërkon përfshierjen e grave në mënyrë të barabartë, në të gjitha nivelet e këtij procesi ku çasja nga posht lartë ka një rëndësi të madhe duke fuqizuar dhe gratë në nivelin lokal. Grate duhet te jene protagoniste ne zgjidhjen e ceshtjeve te veshtira, per te arritur te jene pjese e bisedimeve paqesore. Kete kam bere une personalisht duke u angazhuar ne levizjen per pavaresine e Kosoves, si nje nga lideret kryesor. Ky protagonizem me ka mundesuar te jem negociatore e paqes ne tryezat formale te bisedimeve madje dhe kryenegociatore, si ne Konferencen e Rambujes 1999, Konferencen e Londres 1992 dhe kryenegociatore ne Dialogun e Brukselit 2011-2017. Edhepse pati pese procese paqesore per perfundimin e lufterave ne Ballkan ne procesin e zhberjes se ish-Jugosllavise, perfaqesimi i grave ne keto procese ishte minimal. Une jam e vetmja grua negociatore e paqes ne gjithe Ballkanin duke marre pjese drejpersedrejti ne bisedime paqesore per ndaljen e lufterave dhe vendosjen e paqes.

Perkunder ketij fakti ne Raportet e OKB dhe qendrave boterore per ceshtjet e zgjidhjes se konflikteve, lufterat ne Ballkan nuk permenden ose fare pak permenden dhe as edhe roli i grave ne zgjidhjen e konflikteve. Ja sot eshte hera e pare qe une flas ketu ne OKB per te ndare me ju pervojat e mija te luftes dhe paqes. Ballkani shihet permes Evropes se qete e paqesore ndersa kur flitet per konflikte zakonisht jane Afrika, Azija apo Lindja e Mesme qe marrin vemendjen. Nuk duhet injorohet historia e tri lufterave qe patem ne Kosove, Bosnie e Kroaci nga agresioni i Serbise, sepse injorimi mund te na kushtoj. Çështja e dhunimit te grave gjate lufterave ne Kosove, Bosnie e Kroaci eshte injoruar nga instancat nderkombetare shume vite pas fundit te lufterave ne vitin 1999.

Nje tragjedi e madhe ka qene dhunimi, por tragjedia me e madhe eshte injorimi dhe fshehja e ketij krimi gjenocidal. Drejtesia nderkombetare duhet te veproj qe tua sjelle dinjitetin viktimave ndersa kriminelet duhet te marrin denimin e merituar. Merreni me mend sot pas pese vjetesh arrita ta dorezoj ne OKB peticionin e qytetareve te Kosoves drejtuar Sekretarit Gjeneral te OKB per te kerkuar drejtesi per viktimat e dhunes seksuale gjate luftes ne Kosove, qe nga 2014 kur e beme kete peticion kerkesat tona per ta dorezuar hasen ne heshtjen e OKB.

Shpërndaje në rrjete sociale