Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar për incidentet e dhunshme që ndodhën në veri të Kosovës, ku protestuesit serbë plagosën 25 ushtarë të KFOR-it.
Rama thotë se plagosja e këtyre të fundit ngarkon me përgjegjësi dhunuesit.
Kryeministri thekson se zgjatja e këtij konflikti në veri të vendit, aq më shumë lëndon Kosovën.
“Lëndimi i ushtarëve të KFOR-it ngarkon me përgjegjësi të drejtëpërdrejtë dhunuesit e tyre të verbër dhe fatkeqësisht lëndon Kosovën në sytë e aleatëve e miqve të saj të pazëvendësueshëm! Sa më shumë zgjatet ky konflikt i rrezikshëm dhe i panevojshëm, aq më shumë lëndohet Kosova”, ka shkruar Rama në Twitter.
Sipas kreut të qeverisë shqiptare, situata zgjidhet me dialog mes palëve dhe ndërmjetësim të aleatëve.
“Nga ky udhëkryq ku konflikti kthehet e rikthehet çdo vit si produkt i të shkuarës, me Serbinë që ekspozon trupat në kufirin ku fuqia e saj është e barabartë me zero dhe Kosovën që ekspozon ngurrimin e saj për të finalizuar dialogun, dilet vetëm me dialog e me aleatë të fuqishëm”.
Lëndimi i ushtarëve të KFOR-it ngarkon me përgjegjësi të drejtëpërdrejtë dhunuesit e tyre të verbër dhe fatkeqësisht lëndon Kosovën në sytë e aleatëve e miqve të saj të pazëvendësueshëm! Sa më shumë zgjatet ky konflikt i rrezikshëm dhe i panevojshëm, aq më shumë lëndohet Kosova! pic.twitter.com/hkvzeIS3Ow
— Edi Rama (@ediramaal) May 29, 2023
Kryeministri Rama bën thirrje që të dëgjohen aleatët ndërkombëtarë.
“Thirrja ime për t’i dëgjuar me vëmendje ata aleatë e për të mos u futur më thellë në shtegun jo vetëm të rrezikshëm, po edhe të kotë ku Kosova po lëndohet ndërkombëtarisht bashkë me ushtarët e KFOR-it që po lëndohen fizikisht, s’është thirrje ndërkombëtare po nevojë kombëtare”! /tvklan.al
Vranë veterinerin dhe i morën makinën, detaje nga organizimi...
Fondi “i pavërejtshëm” për veriun
Ballkani ka një paralajmërim për tifozët e Dinamo Zabrebit
Qeveria gjermane kërkon nga Serbia tërheqjen e trupave nga k...
Osmani për sulmin në Turqi: Solidaritet i plotë me president...
The Guardian: Serbia tërheq disa trupa nga kufiri i Kosovës ...