Zëvendëskryeministri i parë, njëherësh Ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë qëndrimit në Nju Jork është takuar me homologun e tij zviceran, Didier Burkhalter, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet e fundit në Kosovë, bashkëpunimin bilateral dhe për procesin e liberalizimit të vizave.
Ministri i Jashtëm zviceran Burkhalter ka konfirmuar mbështetjen e gjithmbarshme Zvicrës për Kosovën, duke përfshirë edhe anëtarësimin në UNESCO, njoftoi shërbimi i informimit i MPJ-së së Kosovës.
Pas takimit, Thaçi në llogarinë e tij në facebook shkroi: “Sapo u informova nga homologu zviceran Didier Burkhalter, që edhe Zvicra ka vendosur të përkrahë Republikën e Kosovës në përpjekjen e saj për t’u anëtarësuar në UNESCO. Falënderoj shumë për ndihmën helvetike”.
Përndryshe, Kosova ka aplikuar për anëtarësim në UNESCO në mes të këtij viti, ndërsa 47 shtete kanë bashkësponsorizuar kërkesën për shqyrtimin e kërkesës për anëtarësim të Kosovës nga ana e Bordit Ekzekutiv të kësaj agjencie të Kombeve të Bashkuara.
Vlora përfshihet nga një stuhi e fuqishme shiu, rrebesh në a...
Aksioni kundër emigrantëve kthehet në tragjedi në SHBA, ofic...
Bora fiton çerekfinalen e parë ndaj Rahovecit 029
Paralajmërimi i Institutit Hidrometeorologjik: Ulje e temper...
Aksidentohet rëndë familja pesë anëtarësh nga Rahoveci, po k...
Osmani dhe kryetari i Malishevës inspektojnë digën e Mirushë...