Valmir Elezi nga KQZ, ka njoftuar se dje në ora 19:00 kanë pranuar edhe një aplikim për t’u certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale në katër komunat e Kosovës.
“Lëvizja Vetëvendosje ka paraqitur aplikimin për zgjedhjet për kryetarë në këto 4 komuna”, ka njoftuar Elezi.
“Së fundmi kemi pranuar edhe aplikimin e subjektit të tretë politik për t’u certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 19 majit në katër komunat. Lista Serbe ka paraqitur aplikimin për zgjedhjet për kryetarë në këto komuna. Afati për aplikim të subjekteve politike që duan të certifikohen për pjesëmarrje në këto zgjedhje mbyllet sonte (18 prill) në orën 24:00”, ka shtuar Elezi.
Në zgjedhjet e parakohshme në veri, përveç VV-së dhe Listës Serbe, pjesmarrjen e ka konfirmuar edhe PDK-ja./Lajmi.net/
Të shtëna me armë në një qendër tregtare në New Jersey, një ...
Zyrtare: Malisheva ndanë rrugët me trajnerin Elon Berisha
Negociatat SHBA-Iran në Islamabad vazhdojnë, Witkoff dhe Kus...
Kurti kujton masakrën në Lubizhdë të Hasit: Dëshmi e gjenoci...
Kosova mes vetëkënaqësisë dhe rrezikut real
Pas dështimit të bisedimeve me Iranin, vjen reagimi i Trumpi...