Katër komunat në Veri të Kosovës do të mbajnë zgjedhje në fund të majit, ndërsa pjesë e garës pritet të jetë edhe partia e Albin Kurtit.
Vetëm Partia Demokratike nga partitë shqiptare ishte deklaruar se do të garojë kundër Listës Srpska në komunat veriore.
Tash edhe Vetëvendosje po shpreh gatishmëri që të dalë me kandidatët e saj në katër komunat e Kosovës me shumicë serbe.
“Sot jemi duke i dorëzuar dokumentet për regjistrim për të marrë pjesë në këto zgjedhje”, kanë thënë nga Zyra për Media e VV’së.
Zgjedhjet në Veri i ka shpallur presidenti Hashim Thaci, pasi katër kryetarët serbë të Zvecanit, Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Mitrovicës Veriore, të gjithë nga Lista Srpska, dhanë dorëheqje në fund të vitit të kaluar, pas vendosjes së taksës ndaj produkteve serbe.
Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë deklaruar se nuk do të garojnë nëe zgjedhjet e këtyre komunave. /Express/
Edhe dy orë deri në përfundimin e afatit kushtetues
Çfarë mbrëmje magjike në “Parkun e Princave”, Bayerni i rikt...
Pas humbjes në Hungari, Orban ofron dorëheqje edhe nga kreu ...
Parashikimi i motit për të mërkurën
Parisi me dy gola të shpejtë ndaj Bayernit
“Torcida” ia “nxjerrë të palarat” kr...