Edhe mëngjesin e së dielës vazhdojnë pritjet e gjata të qytetarëve në pikë kalimet kufitare me Serbinë, për të dalë nga Kosova.
Sipas të dhënave të orës 07:00 të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në Merdare kolona e mjeteve për të dalë nga Kosova është 1.2 kilometra e gjatë, ndërsa pritjet shkojnë deri në pesë orë. Për të hyrë nga Serbia në këtë pikë kalim kufitar, pritjet janë deri në dhjetë minuta, ndërsa kolona vetëm 50 metra e gjatë.
Ndërsa në pikë kalimet tjera kufitare ka fluks më të ulët. Në Mutivodë pritjet për të dalë janë deri në 30 minuta, kurse te Dheu i Bardhë 20 minuta.
Në pikë kalimet e tjera kufitare me Serbinë dhe vendet e tjera përreth nuk ka pritje.
https://www.facebook.com/MPBQKMK/photos/a.986068431557602/1289881907842918/?type=3&theater
Për të përcjellur gjendjen në kohë reale në të gjitha vendkalimet kufitare të Kosovës me vendet fqinje klikoni në faqen e Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar. /Telegrafi/
E premtja me mot të vranët dhe reshje shiu, temperatura deri...
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...