Edhe Ramush Haradinaj nënshkruhet në “Librin e Ngushëllimeve” për Elizabeth II

15:13 | 12 Shtator 2022
A Z

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka nënshkruar në “Librin e Ngushëllimeve” për Mbretëreshën Elizabeth II, në Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë.

Ai ka thënë se është mirënjohës përjetë për solidaritetin e popullit britanik ndaj Kosovës.

“Nderim për Lartmadhërinë e Saj, Mbretëreshën Elizabeth II. Mirënjohës përjetë për solidaritetin e popullit britanik ndaj Kosovës. Falënderim Ambasadorit Nicholas Abbott për kujdesin. Jetë të gjatë, Mbretit Charles III”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale