Tash e dy orë kryesia e Lidhjet Demokratike të Kosovës (LDK) janë mbyllur në zyrat e partisë së bashku me kryetarin e partisë Isa Mustafa.
Ndonëse kjo mbledhje ka filluara në ora 14:00, deri më tash asnjë lëvizje nuk është bërë nga zyra ku po mbahet takimi.
Heshtje dhe pritje të mediave prapa dyerve të mbyllura është atmosfera tekë zyrat e kësaj partie.
Ndonëse asnjë fjalë nuk u tha as gjatë hyrjes në takim, arbresh.info mëson se në këtë mbledhje do të diskutohet për vendimin përfundimtar që do e marrin lidhur më arritjen ose jo të koalicionit me Vetëvendosjen.
Pikërisht nga kjo mbledhje do të varet edhe përgjigjja përfundimtare rreth ofertës së Vetëvendosjes.
E përgjigjja do të kuptohet vetëm pas përfundimit të takimit nga i pari i LDK-së.
Mustafa pritet të mbajë një konferencë për media, ku do të bëjë të ditur vendimin e marr nga kjo parti rreth marrëveshjes me VV-në. /arbresh.info/
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...