Në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, të hënën prej orës 18:00 nis Java e Krenarisë, në mbështetje të komunitetit LGBT me moton “Edhe n’shtet, edhe n’familje”.
Parada ka për qëllim mbështetjen dhe promovimin e diversitetit dhe barazisë për komunitetin LGBTI në Republikën e Kosovës. Ceremonia e hapjes së Javës së Krenarisë/Paradës së Krenarisë në Kosovë do t’i paraprinë realizimit të aktiviteteve tjera në kuadër të Javës së Krenarisë, thuhet në komunkatën e Qeverisë.
Brenda ekzekutivit ekziston edhe Zyra për Qeverisje të Mirë, të Drejta të Njeriut si dhe Mundësi të Barabarta e Kundër Diskriminimit. Aty edhe do të startojë kjo ngjarje.
Aty, fjalim do të mbajë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani si dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
Pos figurave politike në Kosovë, prezent e adresim do të kenë edhe disa prej ambasadorëve të vendeve perëndimore.
Java e Krenarisë këtë vit zhvillohet në kohën kur ka debat për Kodin Civil, në atë projektligj mundësohet që anëtarët e komunitetit LGBT të lidhin ligjërisht bashkësi familjare.
Më 16 mars të këtij viti kishte dështuar votimi i “Kodit Civi”, në Kuvendin e Kosovës. /arbresh.info/
“No Kings” – Protestat kundër Trumpit në A...
Dardanët sot mbajnë stërvitjen e fundit para finales me Turq...
Kombëtarja e Turqisë sot vjen në Kosovë, vendos të mos stërv...
Nafta rritet mbi 3% në Azi
Tërmet në Shqipëri
Rama për shembjen e tokës: Primare restaurimi i rrymës dhe u...