Edhe 7 ditë ka kohë që ata qytetarë të Kosovës që nuk e kanë bërë regjistrim, ta kryejnë këtë proces.
Duke qenë se 17 maji po afron, Agjencia e Statistikave të Kosovës ka bërë thirrje për regjistrimin e qytetarëve, ekonomive familjare dhe banesave.
“Regjistrimi përveç se është obligim qytetar është edhe obligim ligjor. Luteni që ta shfrytëzoni këtë periudhë për t’u regjistruar”, thotë ASK-ja, transmeton KlanKosova.tv
“Gjatë ditëve në vazhdim, regjistruesi duhet t’ju kontaktojë për ta zhvilluar intervistën me Ju. Nëse nuk jeni kontaktuar deri më tani (nuk keni informatë se kush është regjistruesi/ja në zonën tuaj) luteni të kontaktoni komunën tuaj ose ASK-në”.
Në rast se nuk merr ndonjë përgjigje nga komuna (pas disa tentimeve) qytetarët mund të kontaktojnë:
Agjencinë e Statistikave të Kosovës (ASK) në:
Email: [email protected]
Tel: (+383) 038 200 31 129
Tel: (+383) 046 500 156 (REKOS2024)
Tel: (+383) 046 500 151 (REKOS2024)
Ndërkaq këtë të premte përfundon edhe afati i lojës shpërblyese i kësaj agjencie që bëhet përmes platformës e-Kosova.
Zgjedhjet e Kosovës në fokus të mediave ndërkombëtare
Autoritet nigeriane dalin me njoftim pas aksidentit të ̶...
Veliu i kërkon publikisht llogari Abdixhikut për humbjet: As...
Shkeli Kodin e Mirësjelljes, PZAP dënon Listën Serbe me 45 m...
Derisa procesi i numërimit vazhdon, kjo është TOP 5-shja më ...
Shqipëria bëhet me 387 ushtarë të ri