Sot, Besnik Boletini ka dorëhequr nga pozita e kryetarit dhe anëtarit të Bordit të RTK-së.
Pas kësaj, Arta Berisha, një tjetër anëtare e Bordit të RTK-së, ka njoftuar gjithashtu për dorëheqjen e saj.
Berisha e shpalli vendimin e saj duke theksuar se raporti i Komisionit të RTK-së është i qartë dhe tregon se botimi i një teksti të paverifikuar – fillimisht nga një medium tjetër – ka shkelur standardet profesionale të gazetarisë. Ajo theksoi se bordi është gënjyer në këtë rast.
Këto dorëheqje janë bërë pas kritikave të shumta për publikimin e një lajmi nga RTK-ja pa përmbushur standardet e kërkuara për verifikim. Lajmi, i marrë nga “Slobodna Bosna”, pretendonte se dy portalet, Nacionale dhe Periskopi, janë të financuara nga Serbia.
Postimi i plotë i saj:
“Sot, pas mbledhjes së Bordit të Radio Televizionit të Kosovës (RTK), kam dhënë dorëheqje nga funksioni i anëtares së Bordit të RTK-së.
Për mua ka qenë përgjegjësi e madhe dhe nder të jap kontributin tim profesional në përpjekjen që transmetuesin publik ta avancojmë drejt një shtëpie informative në shërbim të së vërtetës, edukimit dhe emancipimit shoqëror
Falënderoj Kuvendin e Republikës së Kosovës për besimin e dhënë për të qenë pjesë e autoritetit më të lartë drejtues të RTK-së.
Duke qenë mbështetëse e standardeve profesionale në gazetari, të cilat i kam respektuar maksimalisht qoftë si gazetare aktive, qoftë si anëtare e Bordit të RTK-së, për mua ka qenë e paparanueshme që shkelësit e standardeve profesionale të kalojnë pa u ndëshkuar sipas rregulloreve të RTK-së.
Raporti i Komisionit të RTK-së është i qartë dhe tregon se në rastin e fundit – botimin e një teksti të paverifikuar dhe të plasuar fillimisht nga një medium tjetër – janë shkelur standardet profesionale të gazetarisë, për më keq: bordi është gënjyer. Kjo për mua është e patolerueshme. Shpresoj se praktika e mosndëshkimit të mos rikthehet në RTK”.
Mirlindi dhe Vesa bëhen prindër për herë të parë, zbulojnë e...
Luani që mbahej si kafshë shtëpiake në Shqipëri strehohet në...
Chivu kërkon trofe, gati për duelin me Bologna-n
Merz do lejojë përdorimin e aseteve ruse të vendosura në Gje...
Spiropali: Ligji i ri për Diasporën, ridimensionon angazhimi...
Kurti merr pjesë në hapjen e ekspozitës `Kujtesa në fotograf...