Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, e ka mirëpritur vendimin e sotëm të Qeverisë për futjen në zonë të kuqe edhe të komunës që ai e udhëheqë.
Në një intervistë për Edicionin Special në Klan Kosova ai u shpreh se situata është nën kontroll dhe i ka bërë thirrje dhe qytetarëve që ta respektojnë vendimin.
“Ishte e pritshme por nuk e dinim që sot do të vendosej, por duhet ta kemi parasysh që jemi në një situatë emergjente të jashtëzakonshme dhe brenda orëve merren vendimet. Në brenda orës 18:00 e kemi marr e-mailin dhe jemi pajtuar, si dhe i ftoj qytetarët që t’i respektojnë këto vendime dhe ta rrisin kujdesin”.
“Për momentin gjendja është stabile por duhet ta keni parasysh që pacientët trajtohen në spitalet regjionale dhe në QKUK dhe ne vetëm mbajmë kontakte dhe mundohemi t’i rrimë gati familjeve”.
“Tash shpërndarja e infeksionit nuk është prej një burimi, pra janë raste të ndryshme të kontakteve dhe zakonisht testet kryesisht bëhen prej atyre që paraqiten simptomat”, u shpreh Kastrati.
Policia e ndjek nëpër mal dhe e kap të dyshuarin që e dogji ...
Grabitje e armatosur në një barnatore në Pejë, dy të dyshuar...
Juventusi interesohet për shërbimet e portierit të klubit të...
Kurti: Kriminelët e mëdhenj serb ose janë në burgun e Dyzit,...
Kurti “punëson” gjyshërit: Nga 100 euro shtesë për ata që ku...
Isak dyshohet se e ka thyer këmbën