Besnik Tahiri, dikur kandidat i AAK’së për Kryetar të Prishtinës, i ka propozuar Shpend Ahmetit vendosjen edhe të një flamuri të Republikës te rrethi ku është i vendosur flamuri kombëtar.
Në këtë formë, Tahiri ka thënë se mbyllet debati për respektimin e simboleve shtetërore dhe trajtimin e dinjitetshëm të simboleve kombëtare.
“Shpend A. Ahmeti, Sheshi Nënë Tereza veç ka marr ngjyrat e flamurit të vendit tonë duke i dhënë hijeshi qytetit. Të sugjeroj që të vendosësh edhe një shtizë tek rrethi bash përballë shtizës që e mban flamurin kombëtar dhe të mbyllet ky debat”, ka shkruar Tahiri.
Flamuri i Republikës së Kosovës ishte hequr nga rrethi në hyrje të Prishtinës kur kishte ardhur në krye të Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Ndërkohë, Kryetari aktual i Prishtinës ka thënë se s’është përgjegjësi vendosja dhe as heqja e flamurit te rrethi.
Shpend Ahmeti s’ka treguar asnjëherë nëse është i shantazhuar nga Vetëvendosje për të mos e vendosure flamurin e Republikës së Kosovës. Partia e Albin Kurtit nuk i ka pranuar asnjëherë simbolet e Republikës. Madje, edhe në Parlament kur deputetët e VV’së kanë bërë betimin para vetes e kanë vendosur flamurin kombëtar
Vdes koreografi i njohur kosovar
Vidhet vetura me targa të huaja në Skënderaj
Trump tjetër paralajmërim për Iranin: “Gjëra të këqija” do t...
26 vjet nga nata e tmerrit në veri të Mitrovicës ku u vranë ...
Ishte shpallur në kërkim, arrestohet i dyshuari në Pejë – ka...
Suanita flet për ish-të fejuarin: Po ta njihja në këtë moshë...