Ministri në detyrë i i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj ka dënuar ashpër sulmin ndaj Ambasadores së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, nga një aktiviste politike sikurse u prezantua e cila propagandonte në mënyrën më të turpshme kundër shtetit të Kosovës.
“Sulmi i tillë i ulët, përderisa Ambasadorja Çitaku po e përfaqësonte shtetin e Kosovës, në një bashkëbisedim me Ambasadorin Christopher Hill në një nga universitetet më prestigjioze amerikane, është sulm jo vetëm ndaj një përfaqësuesi të shtetit sikurse Ambasadorja Citaku por edhe ndaj institucioneve shtetërore dhe vetë imazhit të vendit tonë”, ka thënë Hoxhaj.
Ministria e Punëve të Jashtme fton të gjithë qytetarët kudo që janë jashtë Kosovës, të shprehin edhe pakënaqësitë e tyre në mënyrë të civilizuar por gjithnjë duke pasur parasysh interesat e shtetit të Kosovës.
Sulmi ndaj një përfaqësuesit diplomatik i akredituar në një vend mik sikurse Shtetet e Bashkuara të Amerikës është i papranueshëm dhe i dënueshëm.
Vedat Muriqi më i miri në Evropë për gola me kokë, barazon n...
Stuhia godet Portugalinë, shkon në 16 numri i viktimave
Konferenca e sigurisë në Mynih nxori në pah dallimet SHBA-Ev...
Nga Trump dhe Starmer, te Bill Gates dhe Kim Kardashian, Pro...
Zemra e njeriut mund të rigjenerojë qelizat e veta muskulore...
Napoli dhe Roma ndajnë pikët në derbin e javës në Serie A