Edhe dy të vdekur nga COVID-19 në pjesën veriore të Kosovës

14:16 | 20 Korrik 2020
A Z

Në zonat e banuara me serbë në Kosovë, 31 persona të tjerë janë prekur me Covid-19, ndërsa dy vdekje u regjistruan në 48 orët e fundit.Kështu ka njoftuar specialisti serb i epidemiologjisë Aleksandar Antonijeviq.Të dy personat e vdekur janë nga komuna e Zveçanit dhe kishin sëmundje shoqëruese.

Një person ndërroi jetë dje, dhe tjetri pardje.

Nga 60 persona që u testuan të shtunën, 18 korrik – 31 persona u sëmurën me Covid-19, tha mjeku Antonijeviq.Nuk ka raportuar raste të shërimit në 24 orët e fundit, raporton Radio Kontakt Plus.

Gjithsej 112 persona u shtruan në spital me një test pozitiv PCR.

Shpërndaje në rrjete sociale