Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për vazhdimin e masës së paraburgimit edhe për dy muaj ndaj Millun Milenkoviq-Llune, i dyshuar për sulm ndaj KFOR-it.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e kësaj gjykate, Mirlinda Gashi.
Gashi bën të ditur se të dyshuarit “Llune” masa e paraburgimit i është vazhduar deri më 12 janar 2023.
“Ju njoftojmë se Gjykata Themelore në Prishtinë-Departamenti Special, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës me numër PPS.nr.103/22, për vazhdimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit M.M edhe për dy muaj, gjykata ka marr aktvendimin me numër PPPS.nr.63/22 të datës 10.11.2023, me të cilën është aprovuar kërkesa e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për vazhdimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit M.M deri me datën 12.01.2024”, konfirmoi ajo.
Kujtojmë se “Llune” u arrestua në qershor si i dyshuar për organizim të sulmeve ndaj pjesëtarëve të KFOR-it në veri./Arbresh.info/
Franco Foda: Turqia ekip i fortë, por gjasat janë 50-50
Kurti për zgjedhjen e presidentit: Do t’i ftoj për takim kry...
Kuvendi i Shqipërisë sot në seancë plenare, diskutime për çë...
Irani kreu mbi 5000 sulme ndaj bazave amerikane në vendet ar...
Sekuestrohen 20 motoçikleta nё Pejё
“Pas Pavarësisë do të jetë lumturia më e mirë e shtetit tonë...