Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Greg Delawie së bashku me deputetët e Vetëvendosjes Albulena Haxhiu dhe Liburn Aliu, kanë hyrë në zyrën e Grupit Parlamentar të LDK-së ku po qëndrojnë ambasadori britanik Ruair O’Connell dhe deputetët Glauk Konjufca e Aida Dërguti.
Ndërkohë pritet që të fillojë mbledhja e Kryesisë, e cila në mungesë të kuorumit u shty për në orën 21:00. Iniciativa për të shfuqizuar Ligjin për Gjykatën Speciale ka nxitur reagime të shumta të ambasadorëve të vendeve të huaja në Kosovë dhe të politikanëve, të cilën e konsiderojnë këtë iniciativë të dëmshme për Kosovën./21Media

Siguria e ushqimit dhe kontrollet për produktet e qumështit:...
Nga nesër mbyllet përkohësisht rruga “Vicianum” ...
Haxhiu kujton Luan Haradinajn: Një nga luftëtarët e orëve të...
Kupchan thotë se Kosova më përpara mund të bëhet anëtare e N...
Aksioni në Agjencinë Kadastrale, prangosen pesë persona për ...
Dy kosovarë dyshohen për vepra penale në Vjenë, bastisje në ...